Në Ksamil nje adoleshent eshte dhunuar me grushta e shkopinj nga nje grup te rinjsh.
Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Ksamil, ku disa adoleshnetë shfaqeshin në një video duke u rrahur me shkopinj.
Policia shkruan se janë identifikuar 10 shtetasit e mitur që shfaqeshin në video duke dhunuar disa persona të tjerë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast.
Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Mot me vranësira, reshje shiu në gjithë vendin pas mesditës
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët