Nga Anastasia SIMATATI
Viroi me liqenin dhe parkun natyror është padyshim një nga pikat atraktive të bashkisë Gjirokastër dhe jugut përgjithësisht.
Pothuaj në pjesën më të madhe të vitit, Viroi kthehet në një “Mekë” turistike si një destinacion për banorët e Gjirokastrës dhe, shumë më gjerë se kaq.

Veçanërisht në muajt kur baseni ujor i Liqenit mban ujë, bukuria këtu sjell si bleta nektarin për qindra e qindra vizitorë.


Viroi është një bukuri e “trashëguar” nga ‘epoka’ e kalur e para ’90-tës, por bukurisë ekzistuese iu shtuan kurimet me shëtitoret përreth vijës ujore, lokalet tek-tuk dhe , më kryesorja ndërtimi i para pak viteve më parë i një pedonaleje të kalldrëmtë që lidh Gjirokastrën me këtë ekosistem që është një ‘mushkri e gjelbër” e Qytetit të gurtë.

Megjithëse idetë e viteve të ‘epokës së kaluar komuniste”, për të , sjellë këtu ujë dhe mbajtur ‘gjallë’ Liqenin edhe në muajt e muajt e verës së nxehtë, kjo, nuk u arrit dot as pas viteve ’90 kur ishte e mundur por, nuk u bënë dot së bashku: vizioni dhe dashuria e madhe për Viroin me burimet e pashtershme të parasë dhe donatorëve.




E, megjjatë, një shëtitje në Viruan e paqtë apo një kafe servirur nga dora nikoqire dhe plot gusto e gjirokastritëve ndanë kupës ujore të Viroit, mbetet një kënaqësi përpos kënaqësive që ndjen vizitori në atraksionet e shumta të Gjirokastrës./-sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026