Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Ura e Ujësjellësit të Sopotit” mbi përroin Bufano ose siç njihet ndryshe “Ura e Ali Pashës” e cila është Monument Kulture, Kategoria I. Ura është e ndërtuar me një hark rrethor me trashësi qemeri 45 cm, hapësirë drite e harku 3.6 m dhe lartësi nga kyci në tokë 2.3 m.
Themelet e urës janë me gur me llaç gëlqere dhe harku është i realizuar me gur. Përroi gjatë stinës së verës nuk ka ujë. Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet. Ai ishte i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë me ura dhe harqe sillte ujë nga mali i Sopoti për të furnizuar kështjellën e Gjirokastrës.
Ajo ç’ka mbetur edhe sot vazhdon të tërheqë vizitorë të ndryshëm.///
ME SHUME LAJME
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë