– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën më të të madhe të territorit. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri rreth orëve të mesditës. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në orët e mbrëmjes vranësirat priten të jenë të përqendruara në relievet malore kryesisht në verilindje. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/13 | Re shi diell |
| Kukës | 2/8 | Re diell |
| Lezhë | 6/14 | Re shi diell |
| Dibër | 3/7 | Re diell |
| Durrës | 10/14 | Diell re |
| Tiranë | 9/17 | Diell re |
| Elbasan | 7/14 | Diell re |
| Berat | 4/20 | Diell re |
| Vlorë | 7/19 | Diell re |
| Korçë | 2/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 1/13 | Diell re |
| Sarandë | 9/16 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.