Në Himarë po zbatohet projekti i financuar nga KfW për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza dhe një impianti trajtimi, ndërsa pjesa kryesore e punimeve pritet të përfundojë para fillimit të sezonit turistik.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karl Bergner inspektoi sot nga afër këtë kantier, ndërsa vlerësoi se projekti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe kushteve mjedisore në Himarë.“Sistemi i ri i ujërave të zeza do të rrisë ndjeshëm cilësinë e ujit në plazhet e Himarës. Në të ardhmen, në det do derdhet vetëm ujë i përpunuar dhe i pastër, një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e natyrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë.
“Nga uji i pastër nuk do të përfitojë vetëm ekonomia dhe turizmi lokal në Himarë, por edhe shëndeti dhe mirëqenia e banorëve. Një shembull i mirë ky i bashkëpunimit të suksesshëm dhe afatgjatë gjermano-shqiptar për zhvillim të qëndrueshëm”, vijon njoftimi.(Nga Maela Marini)///



/m.m/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI