– Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor, duke u izoluar në relievet malore në verilindje të territorit.
Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mesditës era me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi 1-5 ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/14 | Re diell shi |
| Kukës | 6/22 | Re diell shi |
| Lezhë | 9/23 | Re diell shi |
| Dibër | 8/13 | Re diell shi |
| Durrës | 8/23 | Re diell shi |
| Tiranë | 6/23 | Re diell shi |
| Elbasan | 8/22 | Re diell shi |
| Berat | 8/23 | Re diell shi |
| Vlorë | 8/23 | Re diell shi |
| Korcë | 6/12 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 7/23 | Re diell shi |
| Sarandë | 12/21 | Re diell shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI