Nga Tirana raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, ka folur me tone të ashpra në drejtim të Athinës zyrtare, në lidhje me deklaratat kundrejt Shqipërisë për përballjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, me drejtësinë.
Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. ‘Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme’, tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje. ‘Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës.
Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë.’- tha Santos.
Duke u ndalur tek ligji për Zonat e Mbrojtura, Santos tha se BE po ndjek nga afër zbatimin e këtij ligji të ri. ‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet.’- tha Santos.//Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI