Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një marrëveshje me Bankën Botërore për një kredi prej 75 mln euro për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura në lumin Vjosë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në këtë projekt që do mbajë emrin “deti blu” marrin pjesë 8 bashki.
Ajo tha se investimi do menaxhohet nga ministria e Turizmit. “Miratuam një marrëveshje kredia me BB prej 75 mln eurosh për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura që lagen nga ujërat e lumit Vjosë. Nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me sistemin e mirëmbajtjes. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot. Ka një emër karakteristike kjo marrëveshje, “Deti blu”. Është një investim që do menaxhohet nga ministria e turizmit. Janë 8 bashki që do jenë pjesë e projektit.
Praktikisht jemi gati për të nisur puna nga projekti. Është një program asistence për menaxhimin, por edhe për biznesin që do të drejtohen drejt ekosistemit”, tha ministrja Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos