SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Himarë. Ndihmohen dy turistë belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë.,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndau sot një video të aksionit të Policisë dhe Shërbimit Zjarrfikës për shpëtimin e dy turistëve belgë që mbetën ditën e djeshme të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Balla thekson se ndërhyrja në kohë ka mundësuar shpëtimin e tyre.

“Në krye të detyrës. Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës u kanë ardhur në ndihmë dy turistëve belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni i Gjipesë. Ndërhyrja në kohë ka mundësuar shpëtimin e tyre dhe të dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore,” shkruan Balla.

Shtimi i fluksit turistik ka angazhuar Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës që të jenë në gatishmëri për t’u dhënë ndihmën e duhur turistëve. Në Shqipëri janë ndërmarrë disa masa për të përballuar dhe menaxhuar fluksin turistik. Këto masa përfshijnë si, rritja e pranisë së forcave policore në destinacionet kryesore turistike. Patrullime të përforcuara në zonat me numër të lartë turistësh për të garantuar sigurinë e tyre.

Shërbime të Përmirësuara Shëndetësore, duke vendosur ekipet mjekësore dhe ambulancave në zonat turistike; përmirësimi i shërbimeve mjekësore në spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë destinacioneve turistike, këto masa synojnë të përmirësojnë përvojën e turistëve në Shqipëri dhe të sigurojnë që vendi të jetë një destinacion i sigurt dhe i qëndrueshëm turistik.///

error: