SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KULTURË. Xhelal Tosku, ose, poezia që i flet botës.

Nga Dash MALO

Ditën e djeshme më 25 Qershor, prozatori dhe përkthyesi, Thoma Serio(pullo), poeti, prozatori dhe përkthyesi Vangjel Zafirati dhe unë, kaluam një paradite poetike në Rrogozhinë, me poetin Xhelal Tosku.

Ideja për të shkuar në qytetin ku banon Xhelal Tosku, i lindi fillimisht Thoma Sterios. Kjo ide kuptohet nuk i lindi rastësisht. Doktor Thomai pas një periudhe prej 32 vjetësh me banim dhe punë në Greqi, është kthyer në Sarandë. Këtu ai ka hapur një poliklinikë fare të thjeshtë si dermatolog dhe doktor i përgjithshëm që është. Në fakt poliklinika e tij i ngjan më tepër një biblioteke, pasi ai ka vendosur atje një pjesë të mirë prej 4000 librave që ka blerë pas viteve nëntëdhjetë. Do doja të theksoja se krahas tre vellimeve me tregime që ka botuar Thoma Sterio, ai ka përkthyer në gjuhën greke një libër me këngë popullore shqiptare, ka përkthyer ne greqisht romanin Spiritus të Ismail Kadaresë një roman te Fatos Kongolit dhe një të Besnik Mustafait.

Para disa javësh në gazetën ExLibris ishte botuar një cikël me poezi e poetit Xhelal Tosku. I telefonova doktorit, duke i thene se në atë numër gazete do te gjente një cikël poetik të një poeti shumë të veçantë, në poezinë shqipe. Pasi e lexoi ciklin poetik, Thomai më kërkoi të takoheshim. pasditë në poliklinikë – bibliotën e të tij. Shkova. Sapo hyra ai më tha: Jam i befasuar nga poezia e Xhelalit. E kisha dëgjuar si emër para viteve nëntëdhjetë, por nuk kisha mundur ta lexoja. Poezia e tij i flet botës, tha prerë. Ky njeri kërkon diçka nga unë, vazhdoi ai më tej, si të ishte takuar aty për aty me Xhelalin. (Çfarë përkimi thashë me vete, pasi në një postim nga të shumtat që bëj për poezinë e Toskur në fb, kisha shkruar; poezia e Xhelalit është e përbotshme).

Mandej po me kërkesën e tij, i çova doktorit katër libra me poezi të Xh. Toskut. U takuam pas ca ditësh me doktor Thomain. Në atë hark të shkurtër kohor ai kishte përkthyer në greqisht 45 poezi të Xhelal Toskut dhe dëshironte që këto poezi të botoheshin në një vëllim poetik në gjuhën Greke, në një shtëpi botimi në Athinë. Do doja të shkonim në Rrogozhinë, më tha doktor Thomai dhe t’ia komunikonim këtë surprizë nga afër Xhelalit. Pse jo, ia ktheva.

Këtë ide ia kishte shprehur edhe mikut të tij dhe timit, Vangjel Zafiratit. Natyrisht kishte miratuar Vangjeli, i cili kishte shprehur njëkohësisht konsiderat dhe vlerësimin e tij për poezinë e Xhelalit.

Dhe ashtu bëmë, dhe shkuam, dhe u takuam, dhe u çmllëm, dhe kuvenduam për poezinë dhe gjëra të tjera me vlerë, rreth një tavoline të thjeshtë. Takimi padyshim ishte tepër i ngrohtë, mes miqsh të sinqertë nuk ka se si ndodh ndryshe. /SarandaNews.al///

error: