SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 30 qershor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/37Diell
Kukës21/35Diell
Lezhë24/36Diell
Dibër18/35Diell
Durrës23/37Diell
Tiranë24/38Diell
Elbasan23/38Diell
Berat22/38Diell
Vlorë24/37Diell
Korçë18/33Diell
Gjirokastër22/37Diell
Sarandë24/36Diell
error: