Ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues duke u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin e Pulëbardhave, në Sarandë, por ndëshkohet me masë administrative 110,000 lekë drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski.
Policia tha se u bllokua menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues Jet Ski, në bordin e të cilit mungonte edhe dokumentacioni përkatës.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e 📍Pulëbardhave, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre, si dhe lundronte pa dokumentacionin përkatës në bord.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin R. Ç., me masë administrative 110,000 lekë, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Sarandë.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit