Kompozimet e famshme të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar Ennio Morricone, të njohura në të gjithë botën për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë magjishëm këtë 19 korrik në qytetin e Durrësit.

Do të jetë një pjesëmarrje masive e artistëve të TKOB: sopranove të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Rovena Xhelili dhe Marina Kurti, të shoqëruara mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello dhe Dritan Lumshi.
TKOB premton një natë magjike, buzë detit, me këtë koncert vokalo-simfonik i cili pritet të mbledhë qytetarë dhe turistë të shumtë.
Ky koncert vjen në kuadër të programit veror që TKOB zhvillon në turne, jashtë skenës së tij, duke e çuar muzikën në qytete të ndryshme të Shqipërisë.(Edlira Ruzi).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata