Në kuadrin e Projektit “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”, drejtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, u mbajt takimi i radhës për hartimin e veprës.
Takimi kishte karakter konsultativ në drejtim të përfundimit të punës hartuese në Fjalor.
Grupi diskutoi gjerësisht dhe me përgjegjësi për punën në fazën e tanishme, kur po mbyllet procesi hartues dhe redaktimi brenda grupit, dhe kur po merr përparësi sistematizimi i lëndës së hartuar dhe unifikimi i paraqitjes leksikografike. Gjithashtu, u dha porosia se vepra nuk quhet e mbyllur, por secili hartues duhet të pasurojë shkronjën / shkronjat e veta me fjalë, kuptime e thënie ilustruese në vazhdimësi.
Grupi i punës nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) përbëhej nga Valter Memisha (Sekretar shkencor i Fjalorit dhe hartues), Anila Kananaj (hartuese dhe koordinatore), Engjëllushe Karaj (hartuese).
Ndërkaq, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës morën pjesë studiuesit, Shefkije Islamaj (hartuese dhe anëtare e redaksisë së Fjalorit), Abdurrahim Maxhuni (Shef i Degës së Gjuhësisë dhe hartues), Naim Berisha (hartues) dhe Sejdi M. Gashi (hartues). (Edlira Ruzi).///

ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat