SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 10 tetor 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriperëndimit, jug dhe relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në këto zona vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era bëhet intensive me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/26Diell re shi
Kukës10/24Diell re
Lezhë13/26Diell re shi
Dibër9/23Diell re
Durrës14/28Diell re
Tiranë15/28Diell re
Elbasan13/29Diell re
Berat12/29Diell re
Vlorë15/29Diell re
Korçë10/24Diell re
Gjirokastër9/27Diell re shi
Sarandë13/27Diell re shi
error: