SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Konfirmohet GRIPI i shpendëve në Shqipëri! Ministria del me njoftimin…

Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vatra e re është zbuluar në fshatin Mëzez në Tiranë. Për të ndaluar përhapjen e virusit, vatra është karantinuar dhe Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit. Ndërkohë që nga data 30 tetor, fermerëve iu është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Gjithashtu është ndaluar edhe shitja apo tregtimi i shpendëve të gjallë nëpër tregje.

Çfarë është gripi i shpendëve? Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj.///

error: