Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse për në Ksamil, një prej zonave më të ngarkuara nga trafiku gjatë sezonit veror. Sipas ARRSH, rruga e re do të ketë tre korsi, trotuare në të dyja krahët si dhe një korsi biçikletash.
“Filluan punimet për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit duke e kthyer në një rrugë me tre korsi kalimi me trotuare nga të dyja krahët dhe me korsi biçikletash në krahun e djathtë. Tashmë kanë filluar punimet e gërmimit për hapjen e trasesë dhe pastrimi i vegjetacionit të trupit të rrugës. Përfundimi i këtij projekti do të lehtësojë trafikun e mjeteve përgjatë sezonit turistik duke shtuar edhe numrin e turistëve vendas e të huaj që duan të vizitojnë Ksamilin”, njofton ARRSH.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota