Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit në të gjithë vendin dhe jo vetëm do të organizohen një sërë aktivitetesh.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga Ministria e Mbrojtjes gjatë nëntorit.
“80-vjetori i Çlirimit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në gjurmët e historisë, që kujtohet dhe festohet në të gjithë vendin”, tha Rama.
Aktivitetet do të zhvillohen në Dibër, Berat, Ulqin, Tuz, Vlorë, Tiranë, Podgoricë, Shkodër, Korçë, Shkup, Prishtinë, etj.
Shqiptaria feston më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Prej 7 prillit 1939, Shqipëria gjendej nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi u pushtua nga forcat gjermane.
Në dalje të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çliruan edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.//(Klodi Saraçini)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI