Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vatra e re është zbuluar në fshatin Mëzez në Tiranë. Për të ndaluar përhapjen e virusit, vatra është karantinuar dhe Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit. Ndërkohë që nga data 30 tetor, fermerëve iu është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Gjithashtu është ndaluar edhe shitja apo tregtimi i shpendëve të gjallë nëpër tregje.
Çfarë është gripi i shpendëve? Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI