Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, ku u bëri thirrje të votojnë në 11 maj pasi si u shpreh ai, këto zgjedhje janë për ekzistencën e Shqipërisë.
“Sot, çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë, kombin tonë”, tha Berisha.
Udhëtimi drejt diasporës dhe emigracionit, vijoi fjalën Berisha, është në thellësinë e tij një thellësi drejt dhimbjes, drejt sakrificës, drejt mallit, udhëtim drejt atyre që e nisën jetën e tyre nën zero.
“Ndaj dhe unë kam ardhur sot të përulem me nderim të madh para jush. Ju jeni frymëzim për arritjet e njeriut. Ju sot shkëlqeni në të gjitha fushat e këtij vendi të bekuar. Por kam ardhur gjithashtu besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria. Rreziqet tona janë ekzistenciale, çdo shqiptar duhet të dijë se një mandat i katërt për Edi Ramën, i cili në 10 vite përzuri nga Shqipëria 45% të shqiptarëve vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Në një mandat tjetër, Shqipëria nuk do ekzistojë. Shqipëria do shndërrohet në tokën e kriminelëve, bandave, trafikantëve”, deklaroi ai.
Berisha e cilësoi edhe ekstremizmin e majtë rrezik për Shqipërinë, duke shtuar se u përpoqën të linin vendin pa opozitë.
”U përpoqën për një Shqipëri pa opozitë, mirëpo ne e dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë. Kishim qenë ne pa opozitë, e kishim provuar se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë. Nata më e keqe e një kombi. Ndaj dhe nuk u dorëzuam. Ndaj dhe me besim të madh shkojmë drejt fitores”, tha ai.
Ai premtoi zero taksa për këdo që rikthehet në Shqipëri, duke iu deklaruar emigrantëve se do të jenë aksionerët e transformimit të vendit.
“5 vite zero taksa. I keni paguar ju taksat prej 20-30 vitesh me remitancat që keni dërguar në Shqipëri. Nuk ka taksa. Të ktheheni dhe të ndërtoni suksesin në Shqipëri, siç e keni ndërtuar në Itali”, tha Berisha.(Arlina GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë