U kapën në Sarandë me armë dhe njëri tentoi t’i ikë policisë duke u hedhur në det, Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 3 të rinjtë.
Të tre personat u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës në rrugën “Butrinti”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”.
Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre, konkretisht Endrit Doku, tentoi të shmangte kontrollin policor duke u hedhur në det, bashkë me çantën që mbante me vete. Ai u ndalua më pas nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “mbajtje pa leje e armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërkohë, dy personat e tjerë, Cukali dhe Gega, u arrestuan për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut, ndërsa nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake”, lidhur me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje