Në sheshin “Lord Byron” në Tepelenë, u përurua këtë të shtunën shtatorja e poetit dhe kineastit të njohur Petrit Ruka, ( një vepër e arrirë e skulptorit Ilmi Kasemi ) duke e vendosur përgjithmonë figurën e tij në qytetin fare pranë vendlindjes, Turanit.
Në Tepelenë, në qytetin e Ali Pashës, ku erërat e katër luginave mpleksen si një gërshet i përjetshëm energjie që grishi përgjithmonë edhe ndërgjegjen poetike të Petritit; Ai i mblodhi të gjithë:
banorë të thjeshtë të çdo moshe, shokë të tij të fëmijërisë, të gjimnazit “Abaz Shehu” dhe shokë të penës, zyrtarë dhe vendimarrës dhe shumë miq të mirë të tij, ardhur nga të katër anët:
Shkrimtari dhe autori i mirënjohur i teatrit të humorit ardhur nga Amerika, Pëllumb Kulla ; poeti i i shquar lirik, Ilirian Zhupa, ardhur nga Italia; shkrimtari dhe poeti Odise Kote, Prefekt i Qarkut Gjirokastër; deputeti dhe ish kryebashkiaku Tërmet Peçi; gazetari, poeti dhe botuesi, Mero Baze nga Tirana; ish politikani veteran Gramoz Ruçi dhe humoristi Agron Llaka; publicisti dhe shkrimtari Bedri Islami; poeti dhe pedagogu Sadik Bejko; regjisori dhe përkthyesi Arqile Garo; gazetari dhe poeti Aleksandër Çipa.; shkrimtari dhe përkthyesi Thoma Sterjopullo nga Saranda; deputeti dhe politikanin dr.Tritan Shehu; historiani, akademik Dorian Koçi, (ish drejtor i Muzeut Kombëtar); prof.dr.Jaho Cana, rektor i Universitetit “Eqrem Çabej”; forumi “Djemtë e Tepelenës”, donatorë të shtatores; korifejtë e sotëm të polifonisë labe: Golik Jaupi, Tomor Lelo, Katina e Pilurit, Nazif Çela dhe Kristo Çipa , etj, etj,.
Petrit Ruka i mblodhi të gjithë. Padyshim, mes kësaj ngjarjeje kulturore promemoriale, ta kërkonte syri vëllain e Tij, prof. Ethem Ruka, Zhanin, bashkëshorten dhe vajzën e poetit, etj,.
Interpretimi i poezisë ikonike të Petritit “Ne po ikim, Baba” nga aktori i talentuar Kudret Aliko, i dha një tjetër dimension atmosferës emocionale në sesionit e organizuar në Tepelenë.
Ceremonitë, si në sheshin “Lord Bajron” edhe në sallën e madhe të pallatit të kulturës “M.Matohiti”, mblodhën bashkë familjarë, kolegë të letrave dhe artit, personalitete dhe figura të ndryshme si dhe banorë të Tepelenës që e nderojnë Petritin si një ndër zërat më të ndjeshëm rë botës së kulturës, të poezisë dhe kinematografisë shqiptare.
Ngjarja kulturore me fokus Petrit Rukën, në fushën e mbështetjes së artit, shënoi padyshim në Qytetin tonë të lindjes edhe një rizgjim të traditës shqiptare të filantropizmit.( Le të mos i harrojmë kurrë dy filantropë të mëdhenj me rrënjë shqiptare: Vangjel Zhapën nga Labova e Madhe dhe Thoma Turtullin nga Koça. ) Në këto gjurmë, me rizgjimin që përmendëm., duket se ecin edhe “Djemtë e Tepelenës” si dhe disa mbështetës financiarë të veprës kulturore për Petritin si Ardian Resuli,( me rrënjë nga Vlora, etj,. Veç përgëzime për këtë rizgjim!




E keni menduar ndonjëhere sa pak buste e shtatore të papolitizuara kemi për poetët dhe njerëzit e letrave në Shqipëri?
Ndaj, më tingëlluan të veçanta fjalët e shkrimtarit dhe Prefektit të Qarkut Gjirokastër, Odise Kote: “Ngritja e monumentit në qëndër të qytetit, është Akt madhor emancipimi shoqëror, fenomen drite.”

Ideja e hedhur ne ngjarjen kulturore të mësipërme që e shtuna e fundit e tetorit të jetë festë kulturore lokale e Poetëve dhe Shkrimtarëve; mund të shqyrtohet ne axhendën vjetore të njerëzve te kulturës dhe veçmas, të vendimarrësve lokalë në Bashkinë e Tepelenës.

Moderimi prej një profesionisti si gazetari i njohur Ermir Hoxha, në sesionin mbi Petrit Rukën.megjithë trysninë dhe tendencën e njohur shqipare për të folur te gjithë dhe për gjithçka; përfshi edhe maninë për leksione mbi polifoninë; arriti të ruaj standartin dhe një ritëm të nevojshëm të linjës narrative dhe fokusit logjik.

Petrit Ruka u nda nga jeta në korrik të vitit 2021, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai mbetet i paharruar për kontributin e tij në kulturën kombëtare. U bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i shpërblyer me Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1983. Prej atëherë botoi një sërë vëllimesh të rëndësishme me poezi, ndërsa la pas dhjetëra skenarë filmash, dokumentarësh e monografish. Si skenarist dhe regjisor, realizoi mbi 30 vepra kinematografike, duke lënë gjurmë të veçanta në artin filmik shqiptar.






















Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Rinia ime” (1978), “Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” (1990), “Vërtitu, kokë e prerë!” (2000), “Në zemër bie shi…” (2003) dhe përmbledhja “Shtatë mijë shirat e mi” (2008). Ndërsa libri i fundit, “Andej baltë, këtej erë”, solli me mjeshtëri të ripunuara balada të vjetra arbërore, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e tij të fortë me traditën dhe rrënjët kulturore.(Shkëlqim HAJNO-SarandaNews.al).///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror