Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë në krahasim me ditët e fundit. Vlerat minimale pritet të regjistrohen në Dibër, Korçë dhe Gjirokastër, duke zbritur deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius në Berat dhe Elbasan.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë. (ATSH) ///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri