SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Kakavije. Rikthehen radhët kilometrike, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

Radhë të gjata automjetesh dhe pritje të zgjatura janë krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë mbrëmjen e sotme (9 gusht).

Fluksi i lartë i udhëtarëve ka sjellë rritje të ndjeshme të trafikut, me një numër të madh automjetesh që presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendit tonë.

Sipas mediave greke, situata në Kakavijë është përkeqësuar që prej ditës së djeshme, ndërsa radhët e automjeteve janë shtrirë në distanca të konsiderueshme.

Fluksi i lartë lidhet me lëvizjet e shumta të qytetarëve gjatë fundjavës së gushtit, duke shkaktuar pritje të gjata në pikën e kalimit kufitar. Autoritetet kufitare vijojnë procedurat e kontrollit dhe përpunimit të udhëtarëve, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë durim për shkak të ngarkesës së krijuar.///

error: