Nga Mentor KIKIA
Nje krim i tmerrshem, si ai i vrasjes se nje turisti te huaj 20 vjecar ne Ksamil, nuk deshmon vetem harbuterine tone si rrace, por edhe kriminalizimin e sistemit ekonomik dhe shtetit bashke.
Edhe une jam duke pushuar diku. Por nuk ka ketu as roje hoteli, as trup-roje, as polic-roje, as beach-roje, as te semes roje.
Ka vetem njerez qe pushojne, lahen, hane dreke, flene, lahen serish e flene serish dhe shetisin ne nje mjedis te qete ku degjon vetem pak muzike dhe shume “sorry”, “thanks”, “please”….
Per cfare duhen badigardet ne nje plazh?
-Ishte nje “night club”, do te thoni. Po, por cfare do klubi i nates ne hotelin apo ne nje zone pushimesh? A eshte nje vend pushimi apo defrim-harbimi? Klubet e nates, qe prodhojne zhurme dhe shqetesim publik, nuk jane ne zona pushimi.
Per fat te keq, ata qe bejne ligjet dhe ata duhet te zbatojne ligjet, e promovojne si arritje te madhe kete lloj turizmi te dhunshem.
–Cfare roli kane rojet e sigurise ne kete vend? Nese ai djali shkaktoi nje shqetesim ne club nga pija, nxirret jashte (edhe me force nese duhet) dhe kaq. I skanohet emri dhe nuk lejohet te futet me. Nese eshte i dhunshem, lajmerohet policia e shtetit.
Rojet private nuk jane police!
Nese do te vriteshin te gjithe te dehurit qe ngacmojne gocat apo thyejne gota neper clube, e mendoni cfare mund te ndodhte?
-Nje oficer policie, i Sektorit te Hetimit te Krimeve, naten punonte pikerisht si truproje dhe pas vrasjes ndihmoi kolegun vrases te arratisej. Ne Sarande, doli se police te RENEA-s punonin si badigarde ne nje tjeter klub nate ku kerciti druri e u nxorren pistoletat edhe nga policia
-Lexova ne media se truproja, i akuzuar per vrasjen, ishte njeri i denuar per disa vepra penale ne Britani, mes te cilave trafik droge. A ka kritere per te marre njerez ne pune nga keta kompani qe ofrojne sherbimin e sigurise, apo merr cuba, te gatshem te vrasin e thyjne kembe e duar njerezish?
-Lexova ne media se vete pronari i kompleksit qenka person me probleme te medha me ligjin.
Kjo deshmon se pas luksit dhe shkelqimit ekonomik shpesh qendrojne para te dyshimta. Shtet i forte do te thote mekanizma kontrolli financiar, administrativ, ekonomik e ligjor, qe te frenoje tere kete shkalle kriminalizimi.
Forcen e shtetit nuk e tregojne 20 police qe bertasin ne kor ndersa i vene prangat nje vrasesi te fshehur ne bagazhin e nje makine.
Ky shtet, per fat te keq ka rene, ai mbahet ne kembe vetem me imazh.///
ME SHUME LAJME
“The Sun”: Shqipëria pushtohet nga turistët: Rezervimet rriten me 293%
Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez! Në hetim edhe dy turq
Ksamil. Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit francez, autori punonte si bodigard. Konflikti nisi për ngacmimin e një vajze