Mblidhte lulëkuqe anes rruges por një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të vogël në Greqi me origjinë shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytezën Lechaina,kur 5-vjeçarja e quajtur Klaudia ka perfunduar tragjikisht.
5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por mjekët konstatuan vdekjen e saj. Aty pranë ndodheshin edhe prindërit , të cilët punonin prej vitesh në sera. Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Prindërit e vogëlushes, Bledi dhe Dorina jetonin dhe punonin prej 30 vitesh në Greqi dhe ishin shumë të njohur për komunitetin lokal ku ata qëndronin. Ata janë prindër edhe të një djali i cili studion në gjimnaz.
Aksident tragjik ka shkatërruar familjen. Sikurse medias greke, babai i 5-vjeçares nuk pranon ende që vajza e tij nuk jeton më. Ndërsa nëna dhe vëllai janë të tronditur. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar hidhërim edhe tek banorët e zonës e në komunitetin lokal.//jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI