Në monumentet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë vijojnë punimet mirëmbajtëse në prag të këtij sezoni turistik. Në Sarandë punonjësit e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore janë duke vënë në gatishmëri monumentet në pritje të vizitorëve vendas e të huaj. Ata po kryejnë pastrimet periodike për eleminimin e vegjetacionit në mënyrë mekanike dhe me spërkatje me ilaç për tharjen e barit.
Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve dhe jo vetëm është detyrë dhe përgjegjësi për të ofruar një turizëm cilësor.

Manastiri i 40 Shenjtorëve mbetet një nga destinacionet kryesore në guidat turistike të Sarandës për çdo vizitor vendas apo të huaj.

Bazilika dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve ndodhet në lindje të qytetit të sotëm, në majën e kodrës që i rri përballë Lëkurësit. Monumenti ka një arkitekturë të stilit romak. Ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar. Manastiri i 40 Shenjtorëve është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur në Perandorinë Bizantine dhe daton në vitet 323-324, kur ka ndodhur martirizimi i 40 shenjtorëve.

Manastiri i 40 Shenjtorëve është një nga 103 monumentet e kulturës të rajonit jugperëndimor të vendit.///ATSH-SARANDANEWS.AL/////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI