Ali Ahmeti ishte mes atyre që folën sot në Tiranë në tubimin pro krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se dëshmitë amerikane dhe britanike vërtetojnë se UÇK luftoi gjenocidin serb dhe nuk shkeli ligjin e luftës.
“Bashkëkombas, ju falënderoj për organizimin dhe kontributin që jepni për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së nga sheshi “Skëndërbej” deri në Amerikë. Kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, dhe u mbështet nga vetë Kosova, jo për të burgosur çlirimtarët. U hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte trillim për të nxirë imazhin e luftës, prokuroria u detyrua të përpilojë një tjetër aktakuzë.
Sot jemi koshient se akt-akuza është trillim, ata që hapën pushkën për të mbrojtur pragun e vet nga gjenocidi serb po gjykohen. UÇK ka respektuat të gjitha konventat ndërkombëtare, kjo u dëshmua nga Gjykata Kombëtare e vendore dhe nga dëshmitë amerikane e britanike në Hagë. UÇK ishte partnere e NATO-s , dëshmitë konfirmuan se jemi bashkëpunëtorë të Brukselit ndaj liria e çlirimtarëve duhet të vijë menjëherë.
Liria e Kosovës nuk është arenë për politika personale e nuk është fushë për përçarje. Shqiptarë të bashkohemi për të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për çlirimtarët dhe për dinjitetin e UÇK-së. Vëllezër e motra, respekt në përjetësi nënës Shqipëri, të gjithë ju ushtarë të UÇK faleminderit për praninë tuaj sot”, u shpreh Ali Ahmeti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI