Ka rene në rrjetën e policisë nje mashtruese nga Vlora. Dy persona që bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, duke u marrë shuma të ndryshme parash janë vënë gjithashtu në prangat e policisë.
Policia njofton se sot është bërë i mundur arrestimi i E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.
Autoritetet sqarojnë se E. J. dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy personave në qytetin e Korçës, shumat 1800 Euro dhe 800.000 Lekë.
Në momenti ne arrestimit, 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe pas verifikimeve rezultonte se ai ka qenë i dënuar dhe më parë për mashtrim.
Ndërkohë arrestimi i 26-vjeçares M.T është bërë dyshohet se i ka marrë një personi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 Euro. Për këta dy persona do të vijojnë hetimet, nëse do të zbulohen mashtrime të tjera kundrejt qytetarëve..///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI