SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin ashtu, bota do ishte e tmerrshme! Ndjekim zbatimin e ligjit për ‘Zonat e Mbrojtura’

Nga Tirana raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, ka folur me tone të ashpra në drejtim të Athinës zyrtare, në lidhje me deklaratat kundrejt Shqipërisë për përballjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, me drejtësinë.

Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. ‘Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme’, tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje. ‘Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës.

Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë.’- tha Santos.

Duke u ndalur tek ligji për Zonat e Mbrojtura, Santos tha se BE po ndjek nga afër zbatimin e këtij ligji të ri. ‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet.’- tha Santos.//Shqiptarja///

error: