Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.
Pirro Milkani u nda nga jeta këtë të shtunë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që ka formësuar dhe pasuruar kulturën shqiptare për dekada me radhë.
Lajmin e bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale djali i tij Eno Milkani, teksa shkruan “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit teksa njofton ndarjen nga jeta të Pirro Milkanit, shkruan në një postim në rrjetet sociale se “i lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.
“Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ai ishte një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Një mik i përjetshëm i Arkivit ku me adhurim thonim se Piro është si një libër i hapur për ndodhitë e historitë e Kinostudios”, shkruan AQSHF.
Veprat artistike si regjizor
- 2012 Kryekenga e Kombit. Producent. Regjia Petrit Ruka.
- 2008 Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)
- 1990 Ngjyrat e moshës
- 1988 Pranvera s’erdhi vetëm
- 1987 Eja!
- 1985 Në prag të jetës
- 1984 Militanti
- 1983 Fraktura
- 1982 Besa e kuqe
- 1981 Në kufi të dy legjendave
- 1980 Një shoqe nga fshati
- 1979 Ballë për ballë
- 1977 Shëmbja e idhujve
- 1976 Zonja nga qyteti
- 1975 Çifti i lumtur
- 1974 Shtigje lufte
- 1974 Një firmë e hekurt (dokumentar)
- 1973 Festë e madhe (dokumentar)
- 1971 Kur zbardhi një ditë
- 1969 Përse bie kjo daulle
- 1969 Festivali 7-te i femijeve (dokumentar)
- 1968 Fitues
- 1967 Gadhnjim mbi vdekjen
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI