Të shtruarit në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë me rritjen e numrit të të prekurve nga covid. Mjekët thonë se ka një rritje edhe pacientëve me simptomatikë të rëndë të virusit. Infeksionistja Esmeralda Meta, tregon për ABC se grupmosha e tyre fillon që nga 20 vjeçarët.
“Aktualisht vihet re e një rritje e numrit të të shtruarve duke nisur nga fundjava dhe fillimi i kësaj jave. Ka një trend në rritje të pacientëve që shtrohen në spitalin COVID-1, nga mosha 20-vjeç deri mbi 80-vjeç.
Ka të intubuar dhe pacientë që kërkojnë suporte oksigjeni. Ka raste të rralla që janë të vaksinuar me dozën e parë, por me simptomë më të lehtë” tha ajo.
Mjekja thotë se pjesa më e madhe e tyre paraqiten në spital në javën e dytë të infektimit kur edhe fillojnë komplikacionet. “Momenti që paraqiten mbi 80% kanë nevojë për suport oksigjeni” tha ajo.
Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen mbi 45 persona, ndërsa urgjencat mjekësore po rriten nga dita në ditë.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!