Nga data 1-15 gusht në Shqipëri kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, ose 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019.
Statistikat i publikoi kryeministri Edi Rama, ndërsa i konsideroi këto si “lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik”.
Rama tha se krahasuar me periudhën para pandemisë, në Shqipëri kanë hyrë 4,5% më shumë shtetas të huaj.
“Nga data 1-15 gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, tha Kryeministri.
Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, ndërkohë që falë situatës së përmirësuar të pandemisë dhe lehtësimit të masave antikovid është rritur numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!