Një automjet doli nga rruga në aksin Sarandë-Delvine, në çastin kur po kalonte në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, aks nacional rrugor në territorin e bsahkisë Finiq. Raportohet për dy të plagosur.
Ngjarja sipas burimeve ndodhi pikërisht në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”, rreth 600 metra larg fshatit Shelegar.
Mësohet se pasojë e k;ëtij aksidenti, është plagosja e drejtueses dhe pasagjerja, përkatësisht A.Z. 32 vjeç dhe E.Sh., 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me ambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e parë.
Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi menjëherë në vendin e gjarjes dhe hetimet vazdojnë///.
ME SHUME LAJME
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit