Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:30 në kryeqytet.
Një automjet brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre. Viktimat janë me iniciale L.S., I.S. dhe D.D., të gjithë pasagjerë në makinë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjecari me iniciale Z.M. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Tiranës thotë se aksidenti ka ndodhur në Kodër Kashar.
Shoferi humbi kontrollin e makinës e për pasojë mjeti doli nga rruga.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Shkaqet e këtij aksidenti fatal janë të paqarta.
Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:
Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI