Pas ngjarjes së rende nje dite me pare, kur Hasan Imeri, 63-vjeç, qe punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të duke humbur jeten, Policia ka arrestuar dy persona, kryesisht per akuzen “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .
Që dje policia ka shoqëruar per kete ngjarje administratorin duke njoftuar sot arrestin edhe të pronarit të pallatit ku punonte, 63 vjeçari Hasan Imeri., Mondi Reçi dhe Aleksandër Reçi.
Drejtoria e Policise ne Vlore njoftoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. I, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI