Në një takim në Shkodër Ina Zhupa tha se duhet të sensibilizohet publiku për demet që sjell ligji i ri. Në parashikimet që ka ky ligj, për ta kthyer shikimin tek Shkodra edhe për të kuptuar dhe ligjin, është që cilido oligark dhe e nënvizoj oligark dhe jo qytetar dhe jo 1 individ i thjeshtë i cili mund të gëzoj edhe një titull pronësie atje apo një individi i cili në komunitetin e vet lokal do të ngrejë një biznes sado të vogël apo modest, me struktura druri, brenda zonave të mbrojtura, nuk bëhet fjalë për këta. Bëhet fjalë për oligark të cilët do të ndërtojnë siç thotë ligji, resorte gjigante me 5 yje. Bëhet fjalë për ndërhyrje në infrastrukturën e këtyre zonave për t`i shërbyer medemek interesit publik, që nga gazi, që nga aeroport në Zonën e Nartës që Ju i keni ndjekur.
Pra bëhet fjalë për ndërtime masive, betoni masiv, përçudnimi i këtyre zonave të mbrojtura me qëllim që të përfitoj një klient i pushtetit, një oligark i cili atje të pastroj edhe paratë e paligjshme në fakt sepse nuk kemi këto lloj biznesmenësh në Shqipëri po mos të jenë të lidhur me pushtetin që ti dhurojmë tokën brenda zonave të mbrojtura. Interesi publik shumëzohet me zero, dhe si mund të justifikohet që t’i një pronë publike, një pronë që e gëzojnë të gjithë qytetarët, një pronë e cila ka brenda biodiversitetin dhe larminë e jashtëzakonshme të florës dha faunës, të vlerave që ka edhe për shëndetin edhe për natyrën e vendit t`i kthesh nga sot nesër në një pronë private për pasurimin dhe për xhepin personal të X klienti të pushtetit.”, tha ajo.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror