Nga Pirro NACI
Gjithmonë kam pasur kërshërinë për të blerë libëra që shiten në anë të rrugës, nëpër tezga. Ato që nuk i gjenë në raftet e librarive. Një të tillë më tërhoqi vëmendjen. E mora, ishte libri i Luros. Përpara se të bëjë përkthimin e disa faqeve , po bëjë një parantezë të vogël për autorin e librit. Nikolaos Luros (1898 -1986) ishte profesori i gjinekologjisë në Universitetin e Athinës, anëtari Akademisë, politikan dhe poet.
Babai i tij, ishte xhaxhai i Maria Callas vokalistes më të famshme, divës me famë botërore të operës. Të dy kishin origjinën e largët arvanitase. Nikola si profesor ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e rrjetit spitalor grek,duke kontribuar ndjeshëm në ktijimin e spitalit të kancerit ‘’Agios Savvas’’ dhe maternitetin ‘’Aleksandra’’(Princesha), drejtori i spitalit të pare universitar, Areteio. Ashtu si babai, i cili ishte mjeku personal i familjes Mbretërore, edhe ai gjinekologu personal i tre Mbretërve të Greqisë. Në vitin 1974 mori postin e Ministrit të Arsimit në Qeverinë e unitetit kombëtar… Duke mbyllur parantezën le të shikojmë se ç’farë shkrun në librin me kujtime… ….Ishte e premtja e madhe e 1939-tës, isha i ftuar së bashkë me gruan në Golf, në atë kohë tek Shën Kozmaj.
Më kërkuan në telefon për të folur me Kryeministrin Metaksa. Bëheshin në atë kohë në shoqërinë tonë shumë shaka dhe skema të ndryshme dhe mendova se edhe kjo telefonatë ishte një e tillë. Lidhjet e vjetra të babait me Metaksanë ishin ftohur dhe kjo bënte të pamundur një telefonatë të tillë. Por megjithatë,u befasova nga ato që dëgjoja… Kuptova nga rëndësia e zërit të Kryeministrit përmbajtjen e urdhërit të tij. “Mbretëresha e Shqipërisë ndodhet në fazën më kritike në praglindje ose në lindje të fëmijës së parë dhe duhet të nisesh menjëherë për t’i ofruar shërbimet e tua në emër të Qeverisë Greke”… Ato ditë ishte bërë pushtimi i Shqipërisë nga Italianët. Aeroplanë në dispozicionin tim sigurisht që nuk kishte, kështu që u nisa me tren dhe me “dorën time të djathtë’’ maminë legjendë, Ollgën.
Morëm me vete një valixhe të madhe ku kishte brenda çdo gjë që mund të na nevoitej për një lindje. Udhëtuam tërë natën në një vagon treni pa shtretër për në Selanik. Atje do të na informonin se ku ndodhej Mretëreshea, por me sa me sa dukej kishte ikur së bashku me Mbretin Zog drejt robërimit… Guvernatori i Selanikut ishte Filipos Dragunis, i cili nuk kishte asnjë informacion pozitiv për të më dhënë, por vetëm makinën për t’u drejtuar Florinës ku mund të merrnim ndonjë informacion në kufirin greko-shqiptar. Ishte shumë mbresëlënëse, por edhe irrituese një udhëtim i tillë pa as edhe një informacion. Udhëtoja duke kërkuar në erësirë një Mretëreshë që ishte duke lindur!… Nejse…I vetmi informacion që munda të marë ishte se Mbretëresha kishte lindur, dhe po i drejtohej kufirit për të marrë një tren special. Ndërkohë vonesat e paparashikuara, bënë që pas një udhëtimi të gjatë 48-të orësh të arrijmë në Larisa aty ku mbriti edhe treni me Mbretin Zog.
Ishin tri vagona , në njërën qëndronte Mbreti dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, në vagonat e tjerë shoqëruesit dhe arkat me flori të cilat i ruanin rreptësisht ushtarët mustakalinj shqiptarë që të ngjallnin frikën. Pa humbur kohë u qepa dhe takova Zogun. Ai ishte i pashëm me një mustaqe të kuqeremtë i veshur mirë dhe shumë i edukuar. Pasi e njoha me qëllimin dhe misionin tim Ai më shpuri tek Mbretëresha. Më tregonte akoma i frikësuar se gruaja kishte lindur djalë dhe pa as edhe një ndihmë mjekësore e shtrirë sipër një qilimi… Profesori Austriak që i kishte kërkuar ndihmë, nuk mundi të vinte në momentin e lindjes. Për pak kohë pashë nga afër Mbretëreshën e bukur Geraldin e cila ishte shtrirë në shtrat e qetë, por shumë e lodhur.
Nuk kisha tjetër ndihmë për Mbretin dhe Mbretëreshën përveçëse të shprehja edhe një herë simpatinë diplomatike të Qeverisë Greke… Befasia ime e madhe ishte kur dikush më qëlloi në shpinë në formë përkëdhelëse. Ishte profesori Weibel i Vjenës, mik i ngushti i imi. Edhe ai kishte arritur të vinte në Tiranë pas lindjes se Geraldinës. Më përqafoi me shumë mall dhe më tregoi se arriti në Tiranë në momentin e bombardimeve nga italianët dhe se Mbretëresha ishte në një gjendje paniku. Më kishte kapur nga dora dhe nuk thoshte ta hiqte atë…. Me Weibelin u përpoqa për t’i mbushur mendjen të kthehej në Vjenë në detyrën e pedagogut të Universitetit dhe në profesionin aq të dashur të tij, pavarësisht gjendjes së rënduar politike të Austrisë, por edhe të psikologjisë së rrënuar të mikut tim. Ai ishte një nga gjinekologët e rinj më të talentuar dhe të kualifikuar të europës. Gjithashtu ishte një nga studentët dhe pasardhës i denjë i doktorit të madh të gjinekologjisë Wertheim./SARANDANEWS,AL.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore