Nga Etleva XHAJANKA
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencitë rajonale të Ekstensionit Bujqësor do të jenë autoritetet përgjegjëse për përfundimin e procesit të privatizimit për 1100 ish-ndërmarrjet bujqësore.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, diskutoi sot projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”.
Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote tha se projektligji ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe pajisjen e subjekteve me aktin noterial dhe kalimin në pronësi të subjekteve si pasuri e paluajtshme.
“Objekti i projektligjit është të përcaktojë procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish ndërmarrjeve bujqësore dhe regjistrimit përfundimtar të pronësisë për objektet”, theksoi Kote.
Po ashtu, projektligji krijon bazën e konsoliduar ligjore që procesi i privatizimeve të përfundohet dhe personat që disponojnë objektet të regjistrojnë akte juridike të vlefshme të cilat pas sjellin pajisjen e tyre me dokumentacion pronësie.
Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026